Emigrimi i mjekëve tanë ka hyrë në një spirale të pandalshme dhe të rrezikshme. Sipas një studimi të kryer nga qendra për studime ekonomike dhe sociale 4 në 10 mjekë duan të largohen nga Shqipëria. Vendit tonë i kanë ikur deri më tani 2500 mjekë, shumica e të cilëve gjatë dekadës së fundit.