Top Channel/ Emigrantët sollën 541 mln euro, deri në nëntor erdhën 71 mln euro më shumë
13/12/2021 20:02

Të ardhurat nga emigrantët kanë shënuar një rritje të konsiderueshme përgjatë vitit 2021. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, remitancat apo dërgesat që sjellin emigrantët te të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në fund të nëntëmujorit në 541 milionë euro. Në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur shumë vende europiane ku jetojnë e punojnë emigrantët shqiptarë kishin aplikuar masa të rrepta për menaxhimin e situatës së pandemisë, flukset hyrëse nga emigrantët kanë parë një rritje me gati 71 milionë euro më shumë. Sipas statistikave, vetëm në tremujorin e të tretë prurjet valutore të emigrantëve përllogariten në 200 milionë euro, me rritje gati 1% në raport me tremujorin e vitit 2021. Referuar bankës qendrore, përgjatë kësaj periudhe është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të kanaleve formale për dërgesat nga emigrantët përmes sistemit bankar e rrugëve të tjera zyrtare, teksa janë rritur dërgesat në cash si pasojë e lëvizjes së emigrantëve me zbutjen e masave kufizuese. Që prej vitit 2015 e deri në vitin 2019 para krizës së pandemisë niveli i remitancave ka parë një rritje të vazhdueshme duke reflektuar edhe emigracionin masiv të shqiptarëve përtej kufijve. Në vitin 2020 dërgesat e emigrantëve pësuan një rënie dhe totali i tyre arriti në 637 milionë euro si pasojë e pandemisë covid-19, një dukuri e pritshme pakësimi i tyre i lajmëruar si nga autoritetet vendase ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore në raportet e saj për Shqipërinë. Por, pas tkurrjes një vit më parë duket se me lehtësimin e masave nga vendet e huaja të ardhurat nga emigrantët vijuan sërish një trend në rritje ku me gjasa deri në fund të viti pritet të arrijnë nivelet e parakrizës.

Top News – Begaj viziton Maqedoninë e Veriut. Presidenti: Shqiptarët, faktor shtetformues në Shkup
27/02 17:00
Top News – ‘Do më vrasin te 313-ta’. Durim Bami kërkesë për t’u izoluar në burg tjetër
27/02 17:00
Top Channel/ Bie zjarr në një godinë pranë Muzeut Nënujor në Sarandë, tymi mbulon zonën
27/02 16:45
Top Channel/ Lakër me dy koka në Elbasan, dëmtohen 90% e prodhimit. Fermerët: S’ka ndodhur kurrë
27/02 15:34
Top Channel/ Tre aksidente çdo ditë, 96 ndodhën gjatë janarit me pasojë 149 persona
27/02 15:31
Top Channel/Punë në të zezë/ Inspektoriati tregon shifrat e bizneseve të kapura në shkelje të ligjit
27/02 15:23
Top Channel/ Pretenca për “Bujqësorin”, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të akuzuar për tendera
27/02 15:21
Top Channel/ Begaj në Shkup flet për shqipen: Mes dy vendeve, jo çështje problematike të hapura
27/02 15:18
Top Channel/ Shqipëria merr armë amerikane, “Javelin” bëhen pjesë e ushtrisë shqiptare
27/02 15:18
Top News – Rilind Birra ‘Stela’. Investime të reja për një cilësi europiane
27/02 15:08
Top News – SHBA vlerëson Vengun. VanHorn: Një partner shumë i fortë në muajt e fundit
27/02 14:28
Top News- Atentati në tentativë në Lushnjë/ Gjykata dënon me 25 vite burg porositësin e ekzekutuesin
27/02 14:27
Top Channel/ U shkarkua si Ministër i Mbrojtjes, Vengu: I privilegjuar që udhëhoqa këtë dikaster
27/02 14:24
Top News -Sollën në Shqipëri automjete të vjedhura/‘Stolen line’, shpallen në kërkim dy trafikantët
27/02 13:43
Top Channel/ U godit gjatë një sherri nga një shtetas grek, vendi ku humbi jetën 17-vjeçari shqiptar
27/02 13:26
Top News -750 mln euro për ndërtimet e reja. Investimet e lejeve të dhëna vetëm nga bashkitë në 2025
27/02 13:18
Top News – 7 ndryshimet e Ramës. Profili i ministrave të rinj të kabinetit qeveritar
27/02 12:47
Top Channel/ Fundjavë pranvere, me diell dhe me temperatura deri në 20 gradë
27/02 12:42
Top Channel/ Përmbytjet “rrudhën” eksportet, shkaktuan dëme në tokat bujqësore, ra prodhimi në sera
27/02 12:22
Top Channel/ Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet
27/02 12:15
DIGITALB DIGITALB