Nga qyteti jugor i Marsejës në Francën që refuzon të pranojë emigrantët e mbërritur në ishullin Italian të Lampeduzës, papa Francesku u bëri thirrje vendeve europiane të tregojnë më shumë tolerancë. Ata nuk vijnë për të pushtuar u shpreh kreu i Kishës Katolike teksa mori fjalën në një takim të peshkopëve dhe të rinjve nga vendet e Mesdheut. Në mesin e audiencës ishte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.