Më shumë se 1.000 migrantë, të vendosur në tri varka – të cilat ishin të mbipopulluara - u sollën të sigurt në dy porte italiane. Shpëtimet erdhën në të njëjtën ditë kur u zbulua trupi i viktimës së 74-të pas përmbytjes së një varke me migrantë në Itali gati dy javë më parë. Viktima është një vajzë e moshës rreth 5-vjeçare.