Top Channel/ Emigrantët në Gjadër, shtyhet data. Hapja pas disa javësh, BBC: Do strehohen…
01/08/2024 19:59

Plani i Italisë për hapjen e kampeve të refugjatëve në Shqipëri është shtyrë. Kryeministrja Giorgia Meloni kishte shpallur datën 1 gusht për inaugurimin e objekteve në veri të tokës së shqiponjave, për menaxhimin e flukseve të migrantëve që mbërrijnë në Europë, por punimet ekstra si dhe temperaturat e larta duket se kanë sjellë vonesa. Reuters njofton se nuk ka ende një datë të re për hapjen e kampeve në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër të Lezhës. Pritshmëritë më herët ishin për t’I kthyer funksionale këto vendqëndrime për emigrantët e kapur në det deri në pranverë. Ndërsa BBC i ka kushtuar gjithashtu një artikull kësaj marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë duke dhënë detaje se qëndrat priten të strehojnë deri në 3000 emigrantë në muaj. Ky projekt, vlerëson gjiganti mediatik BBC, synon të përballojë sfidën e migracionit të parregullt. “Këto struktura do të menaxhohen tërësisht nga qeveria italiane, e cila ka financuar ndërtimin e tyre. Migrantët që do të strehohen në këto dy kampe do të jenë ata që do të kapen në ujërat ndërkombëtarë, përjashto gratë, fëmijët dhe ata që konsiderohen të pambrojtur. Pasi të mbërrijnë në këto qëndra, migrantët do të kenë mundësi të kërkojnë azil në Itali. Nëse do t’iu refuzohet, ata do të dërgohen përsëri në vendet e sigurta për t’u kthyer, shkruhet në artikull. “Në këto qendra do të zbatohet legjislacioni italian dhe europian. Është si të kesh një qendër në Itali, por në Shqipëri”, tha Fabrizio Buçi, ambasadori i Italisë në Shqipëri për BBC. Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrja italiane, Meloni dhe kryeministri Edi Rama parashikohet të zgjas 5 vjet, dhe nëse rezulton e suksesshme do të vijojë më tej.

Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45
Top News- Gjenden mbi 40 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, e pësojnë 8 kryepleq dhe 2 roje pyjesh
06/07 14:02
Top News- Arrestohet nënkomisari, jepte para me fajde dhe më pas kërcënonte borxhlinjtë
06/07 14:02
Top News- 24 vatra zjarri në 24 orë! 6 ende aktive, problem situata në Elbasan
06/07 13:05