Ashtu sic ishte paralajmëruar, këtë të hënë Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje me vlerë 72.2 milionë euro që do të ndalojë emigrantët e paligjshëm të kalojnë nëpër Kanalin Anglez. "Është në interesin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj franceze që të punojnë së bashku për të zgjidhur këtë problem kompleks," tha Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman pas takimit me homologun e saj francez Gerald Darmanin në Paris.