Jo vetëm qeveria aktuale britanike, por edhe ajo në pritje, duket se ende nuk po gjejnë dot rrugën e duhur për të zvogëluar malin e kërkesave për azil të bëra në Britani, dhe politikat e tyre janë paka a shumë një kopje dhe përsëritje e propozimeve dhe praktikave të dështuara ndër vite, të cilat janë shndëruar në një rreth vicioz. Laburistët e opozitës, edhe ata kërkojnë trajtim të përshpejtuar të kërkesave të azilit për emigrantët shqiptarë, që janë vetëm 12 mijë ndër 44 mijë të ardhur me gomone këtë vit.