Reshje të dendura bore ranë në veri dhe juglindje të vendit përgjatë së shtunës, duke sjellë izolimin e dhjetëra fshatrave në Fushë-Arrëz, bashki e cila shpalli edhe gjëndjen e emergjences. Ishte kryebashkiaku Hil Curri ai që apeloi për ndihmë, pasi në zonat e izoluara nga bora pati edhe mungesë të energjisë elektrike.