Gjykata caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Avokati i autorit, Kujtim Ibraj në një prononcim për mediat tha se klienti i tij, Elvis Shkambi ka shfaqur pendesë dhe se i ka kërkuar falje familjes së Astrit Kalasë.