24-vjeçari Teilor Tivari është shfaqur i penduar para gjykatës. Ai ka pranuar autorësinë e krimit makabër që ndodhi të mërkurën në qytetin bregdetar të Durrësit, në lagjen 12 të tij, po ka deklaruar se është sulmuar nga viktima dhe ndaj është detyruar të vetëmbrohet.