Një tjetër akt tronditës dhune ndaj grave ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tolentino, në zonën e Maceratës, Itali. Viktima, Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer.