Vazhdon të mbetet në arrati personi që vrau aktivistin e njohur konservator Charlie Kirk, pas asaj që policia e quajti një "sulm të mirëmenduar" në një kampus universitar në Utah. Besohet se në episodin që shokoi Amerikën është i përfshirë vetëm një person, e pohuar nga Guvernatori i Utah-s, Spencer Cox, i cili foli për "një vrasje politike".