Shërbimi rus i sigurisë njoftoi arrestimin e një 29-vjeçari nga Uzbekistani për vrasjen e gjeneralit të lartë rus Igor Kirillov dhe ndihmësit të tij në Moskë, e tha se i riu e ka pranuar tashmë se ishte ai personi që vendosi bombën. Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike (NBC) ndodhej përpara një blloku banimi kur një pajisje shpërthyese e fshehur në një skuter elektrik u aktivizua nga distanca.