Skena kaotike shiheshin sot në bregdetin e Bangladeshit teksa dy elefantë të humbur në bregun e detit, ndiqeshin në panik nga turmat e njerëzve. Autoritetet njoftuan se kafshët ishin drejtuar më pas drejt habitatit të tyre. Pasi kishin ardhur në Bangladesh nga Mianmari, ata rrezikonin të vdisnin në det. Tkurrja e zonave pyjore ka shkaktuar probleme për herbivorët gjigande që jetojnë në xhunglat e fundit mes jugut të Bangladeshit dhe perëndimit të Mianmar. Autoritetet thonë se një nga rrugët e tyre kryesore natyrale të migrimit te tyre është bllokuar prej vitit 2017. Aso kohe u ndërtua një kamp refugjatësh në Bangladesh për strehimin e popullsisë Rohingya që largohej nga ofensiva ushtarake në Mianmar. Fshatari i vjetër vendor Jahid Hossain tha se rezidentet u bashkuan për të rezistuar ndaj elefantëve pasi më herët kafshët dëmtonin të mbjellat e tyre.