Byroja e Kuvendit është mbledhur sot për shqyrtimin e ankimit të deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët u përjashtuan nga salla më 18 dhjetor. Përmes një kërkese drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që mbledhja të jetë me prezencë të mediave.