Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë landfillin e mbetjeve urbane pranë incenerarorit të Elbasanit. I favorizuar nga era zjarri është përhapur me shpejtësi ndërsa për vënien nën kontroll të flakëve janë angazhuar zjarrfikëset e Elbasanit, Cerrikut, Tiranës, Peqinit dhe Rrogozhinës. Re të zeza tymi kanë mbërritur deri në qytet teksa era fryn në drejtim në lindjes. Mendohet se shkak i zjarrit mund të jenë bërë materiale të djegshme, të ndodhura në mbeturina, të aktivizuara nga temperaturat e larta. Për momentin përjashtohet mundësia e një zjarri të qëllimshëm pasi i gjithë territori i inceneratorit është i rrethuar dhe nuk lejohet kalimi. Megjithatë ekspertët do të hetojnë më tej mbi shkaqet e zjarrit.