91 studentë janë vaksinuar në universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në këtë javë, e përcaktuar si java e vaksinimit masiv të studentëve. Rreth 6 mijë studentë p;ritet të vaksinohen në këtë universitet, ose të paktën pritet të nisin vitin e ri akademik 2021-2022, por vaksina është përcaktuar si një kriter i detyrueshëm për kthimin në katedra.