Rreth 10 mijë mjete përshkojnë çdo ditë aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë, ngarkesë e cila, përpos trafikut në zonat e banuara jo pak herë është bërë burim aksidentesh fatale. Nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës në disa segmente dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera, është mirëpritur nga banorët. “Rruga aktuale ka trafik dhe ka pasur aksidente shumë. Për fshatin tonë është një punë shumë e mirë, që u spostua rruga e nisën punimet”, shprehet një banor.