Përroi i Zaranikës është kthyer në një rrezik serioz për përmbytje në qytetin e Elbasanit, pas prurjeve të shumta prej shirave të dendur në vend. Qyteti i Elbasanit gjithashtu është përfshirë edhe nga rrebeshe shiu dhe breshëri. Moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.