Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mëngjes në Elbasan. Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri. Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.