Një person gjendet i pajetë i djegur në një ambient banimi pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Sipas policisë, 66-vjeçari Edmond Angjeli ka rënë në kontakt me energjinë elektrike e për pasojë ka gjetur vdekjen i shkrumbuar. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrfikësen pasi kanë identifikuar praninë e erës së djegies.