Gëzhojat e qitura nga një armë kallashnikovi që I morën jetën 57 vjeçarit Gjokë Gurajt dhe djalit të tij Eduartit janë të vetmet prova që policia e Shkodrës ka në dorë për momentin për zbardhjen e ngjarjes. Nisur nga dinamika grupi hetimor i ngritur për rastin ka dyshime se vrasësit janë dhe autorë të djegies së banesës në fshatin Brucaj, të Dukagjinit.