Biznesmeni Eduart Reçi, 52 vjeç u vra për shkak të konflikteve për pronat. Si autorë të atentatit ndaj tij u arrestuan dy vëllezërit Florian Dukaj 45 vjeç dhe Shkëlqim Dukaj 48 vjeç. Ky I fundit rezulton se ishte punonjës policie në komisariatin numër dy në sektorin e hetimit të krimeve. Ndonëse ka dyshime se biznesmeni u qëllua për vdekje me vetëm një plumb nga 48 vjeçari , kjo ende nuk është konfirmuar mbi bazë dokumentare, ndërkohë që të dy mësohet se kanë mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen.