SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim në Gjykatën e Posaçme grupin kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Sipas njoftimit zyrtar, nëntë të pandehurit Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa akuzohen për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të tij. Në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal qëndron personi nën hetim, Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon atë, kurse pjesëtarë të këtij grupi janë të pandehurit Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini.