Bashkimi Kombëtar i ekstremit të djathtë shënoi një tjetër fitore dhe tani është në rrugën e duhur drejt qëllimit të vet për ta kthyer përmbys politikën franceze. Pavarësisht përpjekjeve që mund në ditët në vijim kandidatët e qendrës dhe ata të majtë për të përqëndruar votat kundër partisë anti-emigrantëve të Marine le Penit, do të duhej një përpjekje titanike për të zhbërë të vetmin përfundim që mund të nxirret nga ky raund i parë i votimit, e që është se tani Bashkimi Kombëtar rezulton padiskutim forca politike dominuese në Francë, thotë BBC.