Ervin Shahini i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe plagosje është ekstraduar në Shqipëri nga Koreja e Jugut. 50-vjeçari Ervin Shahini alias Spartak Lazaj, 50 vjeç, banues në Tiranë ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.