22 piktorë nga Shqipëria zgjodhën Lezhën si muzën e tyre të frymëzimit. Një ide e piktorit lezhjan Pashko Pervathi, për promovimin e vendeve të bukura të Lezhës sollën ekspozitën me disa nga peizazhet apo veshjet tradicionale të qytetit. Një ekspozite e tillë vjen si një risi në prag të nisjes së sezonit turistik, që tërhoqi vëmendjen e shumë turistëve.