Krisanthi Koçibelli piktorja 80-vjeçare nga Korça ka çelur ekspozitën “Edhe peneli do e thotë fjalën e tij”. 50 punime me tematika të ndryshme janë ekspozuar për publikun nga koleksioni i saj i cili numëron më tepër se 250 piktura. E ndërsa në çdo cep që ka shkelur artistja nuk ka lënë asnjëherë mënjanë penelin dashurinë dhe frymëzimin më të madh e ka gjetur tek qyteti i saj.