30 punime në pikturë, skulpturë, karikature dhe qeramike do të qëndrojnë të hapura në Vlorë në kuadër të aktiviteteve për festat e nëntorit. Mjeshtri vlonjat dhe shqiptar i karikaturës iniciator i ekspozitës Arben Meksi tha se Vlora është një qytet që i ka te gjitha kushtet për pasqyrimin e të tilla punimeve.