Një ekspozitë e vecantë me vepra origjinale të artistit me famë botërore Salvador Dalí, u cel në Tiranë. Në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog, për herë të parë janë ekspozuar 81 gravura që përfshijnë vitet nga 1934-1972, një periudhë fillimi dhe eksperimentimi e Salvador Dali. Ky koleksion i jashtëzakonshëm veprash ka lënë gjurmë në historinë e artit botëror.