Sarkofagu i faraonit të lashtë egjiptian Ramses II u zbulua përpara gazetarëve në Paris pas udhëtimit të tij të rrallë jashtë Egjiptit. Arkivoli i zbukuruar me ornamente do të ekspozohet aty për publikun deri në 6 shtator. Benedicte Lhoyer, këshilltar shkencor i ekspozitës, e cilësoi këtë një zhvillim tëe jashtëzakonshëm, pasojë e një “bashkëpunimi të paprecedentë mes Francës dhe Egjiptit", sic e përshkroi ai.