Goditja nga forcimi i lekut në kursin valutor ka detyruar shoqatën e eksportuesve që t’i drejtohen me një letër institucioneve ndërkombëtare ekonomike që kanë selitë në vendin tonë. Eksportuesit kërkojnë nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe BERZH-I asistencën e tyre teknike për të përballuar goditjet nga zhvlerësimi i euros si dhe ndihmën për vlerësimin e shkaqeve reale të zhvlerësimit të shpejtë të euros.