Sami Debrova nga Elbasani, afërsisht dy dekada më parë mbeti i papunë, gjendja e rënduar ekonomike e detyroi atë të shiste ullinjtë e kriposur të familjes. Fati deshi që e gjithë sasia e ullirit të shitej brënda pak orëve. Mjaftoi vetëm kjo ditë për ta shndërruar Samiun nga konsumator ulliri, në fermer, e më pas në tregtar të ullirit të konservuar.