Kur kanë kaluar thuajse dy muaj, vdekja e 4 shtetasve rusë në Qerret të Kavajës vazhdon te jetë e mbuluar nga misteri. Ndonëse ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se vdekja erdhi nga asfiksia, shkaqet e saj janë ende të pazbuluara. Ndaj grupi hetimor i përforcuar dhe me ekspertë të tjerë ka mbërritur të premten pranë resortit për të kryer një eksperiment hetimor që synon zbardhjen e misterit të vdekjes së 4-fishtë në resortin turistikë ku viktimat, familjarë me njëri -tjetrin po qëndronin.