Gërmimet arkeologjike të përqendruara përreth zonës së agorasë në Antigone po vijojnë prej disa javësh . Misioni shqiptaro- italian synon të sqarojë dy momente themelore nga pikëpamja kronologjike, banesat dhe stili i jetës gjatë periudhës helenistike dhe lidhja e kësaj periudhe me ndërtimet dhe jetën e mëvonshme në Antigone deri në periudhën bizantine.