Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat ka siguruar pamjet e makinës së djegur të personave që vranë një natë më parë Briken Sanajn. 39-vjeçari ishte fillimisht në Lezhë ku ka marrë pjesë në dasmën e kushëririt të tij. Kur ka mbaruar dasma, ata kanë sjellë nusen në Tiranë tek pallati ku jetonte prej më shumë se një viti.