Top Channel/ Ekskluzive! TCH sjell pamje të trishta nga festivali ku Hamasi ekzekutoi 260 të rinj
12/10/2023 21:28

Top Channel ndodhet në Izrael, aty ku situata është e pazakontë dhe tepër e rëndë. Konkretisht, këto pamje tepër prekëse, vijnë nga festivali ku humbën jetën 260 persona, kryesisht të rinj, pas sulmit të militantëve të Hamasit. Në videot, që vijnë nga gazetari Artur Bibe dhe Ilia Poçi, shihen makina të braktisura ose të prishura nga sulmet. Gjithashtu në vendngjarje kanë mbetur ende tendat, shishe me ujë në tokë, rroba të shumta dhe këpucë. Pjesëmarrësit në festivalin muzikor izraelit u gjetën të grumbulluar në tenda të improvizuara. Festa e bukur e mbushur me alegri, në Festivalin e Supernovës, që po zhvillohej pranë Rripit të Gazës, u kthye në një mort për qindra persona. Në raportimet e bëra thuhet se shumë viktima të tmerruara kanë ikur nëpër rërë në këmbë drejt makinave të tyre në përpjekje për t’u larguar nga tmerret, por janë ndeshur me të shtëna nga persona të armatosur. Të mbijetuarit kanë deklaruar se kanë qenë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit, por më pas sirenat e alarmit për sulmet me bomba kanë mbizotëruar atë që po luhej nga artistët. Terroristët e Hamasit më pas ndërprenë energjinë elektrike, ndërsa raketat fluturuan sipër ambientit ku qëndronin, më pas kanë qenë njerëz të armatosur që kanë nisur shkarkimin e plumbave. Disa prej të mbijetuarve në detajet e zbuluara njoftuan se u detyruan të fshiheshin nën shkurre, për të shpëtuar breshërisë së sulmit.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19