Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të mirë shpirtërore dhe fizike, këngëtarja mjaft e dashur për shqiptarët, shfaqet e transformuar dhe jep lajmin e mirë se pas 4 javësh kurim të gjitha analizat i kanë dalë mirë. “Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për biznesmenin Elton Ilirjani, për të gjithë ndihmën.