Ekipi shqiptar i shpëtimit ka mundur të lokalizojë rreth 25 persona të cilët kanë mbetur nën rrënojat e një hoteli të shembur nga tërmeti I tre ditëve me parë në Malatya të Turqisë. Me anë të kamerave termike ushtarakët shqiptarë kanë mundur të lokalizojnë 25 persona, 8 prej të cilëve janë gjetur dhe po mundohen t’i nxjerrin.