Eksperti i politikës së jashtme, Edward Joseph, ka kritikuar si pezullimin e Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-së, ashtu edhe ato që ai e quan provokime të Kosovës. Duke komentuar marrëdhëniet mes dy vendeve, Joseph ritheksoi se asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të hyjë në përplasje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.