Statusi i hershëm neutral i Zvicrës është gati të përballet me sprovën më të madhe në dekada, me Ministrinë e Mbrojtjes që është “duke iu afruar gjithnjë e më shumë” fuqive ushtarake perëndimore në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë, thotë Rueters. Madje, sipas agjensisë së njohur të lajmeve, kjo ministri po harton dhe një raport mbi opsionet e sigurisë që përfshijnë stërvitje të përbashkëta ushtarake me vendet e NATO-s dhe municione “mbështetëse”, e pohuar nga Paelvi Pulli, kreu i politikës së sigurisë pranë institucionit në fjalë.