Top Channel/ E zbulon Trump: Shqipëria e Kosova do çojnë trupa në Gaza
19/02/2026 19:41

Instituti amerikan i Paqes në Uashington zhvilloi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore. Shqipëria është pjesë e takimit, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, si dhe Kosova e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. I pari që nisi fjalimin ishte presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff. Nga takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj me trupa ushtarake në Gaza. Teksa falenderoi Presidentin Trump për ftesën që i bëri Shqipërisë si një nga vendet anëtare në Bordin e Paqes, kryeministri Rama tha se “në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë”. Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. 18:05 Foto-galeri/ Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, mori sot pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sikurse duket në fotot e shkrepura pas takimit, kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të takimit, u përshëndet me presidentin e SHBA Donald Trump, ndërsa bisedës së tyre iu bashkua edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Top Channel/ Rama shtron iftar: Uroj që në 2030 të festojmë Bajramin dhe Krishtlindjet të anëtarësuar në BE
12/03 20:06
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!”/ Reagimet e BE dhe ambasadave për votimin kundër SPAK
12/03 19:44
Top Channel/ Rama gjatë iftarit: Uroj të jetë iftari i fundit i Shqipërisë jashtë Evropës së Bashkuar
12/03 18:35
Top Channel/ Rama në darkën e iftarit: Uroj që t’ju pranohet agjërimi ti dëgjohen dhe ti…
12/03 18:34
Top Channel/ Rama gjatë darkës së iftarit: Agjërimi i mëson njeriut durimin dhe…
12/03 18:33
Top News – Imuniteti i Belinda Ballukut. Bardhi: Drejtësisë iu vendos vija e kuqe
12/03 17:46
Top News – Rama kërkon investime nga Turqia. ‘Marrëdhënie shumë të mira politike, por jo tregtare’
12/03 17:23
Top News – ‘Balluku’, BE mesazh politikës. ‘Lufta kundër korrupsionit, kusht për integrimin’
12/03 16:15
Top Channel/ Polemika për reformën administrative, PS dhe PD me qëndrime të kundërta
11/03 19:54
Top Channel/ Rama shpërthen ndaj Kushtetueses pas vendimit për Tik Tok
11/03 19:52
Top Channel/ Opozita mobilizohet për protestën e nesërme, teksa Kuvendi voton për Ballukun
11/03 15:27
Top Channel/ Veliaj pret vendimin më 20 maj, Kushtetuesja shqyrton kërkesën për masës së arrestit
11/03 15:22
Top Channel/ Qeveria monitoron çmimin e naftës, Ibrahimaj: Jo ndërhyrje me bord
11/03 15:08
Top Channel/ Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore
11/03 14:50
Top Channel/ “Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita…
11/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, të gjitha vendimet që u morën sot
11/03 14:16
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Është koha të përballemi dhëmb për dhëmb
11/03 14:04
Top Channel/ Berisha në Mbledhja e Grupit Parlamentar: Integrimi në BE është ëndrra e çdo shqiptari
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha: Rama ka vendosur t’i…
11/03 14:03
Top Channel/ Mbledhja e qeverisë, Karakaci tregon vendimet që u morën: U shpronësuan…
11/03 14:01
DIGITALB DIGITALB