Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i quajti mashtrim deklaratat e Ramës për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas kreut të opozitës, në çdo vend të botës, gjykatat kanë pezulluar politikanë të lartë, madje edhe kryeministrja. Monologu i të dielës, siç e cilëson Berisha podcastin e kryeministrit, kishte dhe një mesazh tjetër. Në video-mesazhin e tij, Sali Berisha pati dhe një thirrje për të gjithë qytetarët, që të bashkohen në protestën kombëtare të 10 shkurtit, që sipas tij, do të jetë paqësore, me synimin kryesor rrëzimin e qeverisë.