Një 36 vjecar nga Prrenjasi është arrestuar nga policia pasi u dha valium prindërve të bashkëjetueses dhe më pas i grabiti. Polici bën me dije se Ismail Kllogjeri u dha një dozë të lartë medikamenti dy të moshuarve nga fshati Xhyrë i Librazhdit duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme shëndetësore për shkak të itoksikimit. Në gjendje të rëndë shëndetësore dy të moshuarit u dërguan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas për shkak të gjendjes së tyre të rënduar po marrin mjekim të specializuar në QSUT.