Top Channel/ “E tradhtuan, mbeti vetëm”, rrëfimi i mbesës së Qemal Stafës për vrasjen e xhaxhait
29/11/2024 18:29

Këtë 29 nëntor, në 80-vjetorin e çlirimit, Narcis Stafën e gjejmë në Varrezat e Dëshmorëve, duke nderuar xhaxhanë e saj, Qemal Stafën, një nga dëshmorët e parë të luftës Antifashiste. Madje si homazh për këtë datë, vëllai i heroit të popullit vendosi të kurorëzonte dashurinë me bashkëshorten në 29 nëntor dhe këtë e zbulon për herë të parë vajza e tij. “Edhe lidhja martesore e tim ati me mamanë time shënon datën 29 nëntor si shenjë e çlirimit të vendit nga pushtimi fashist. Me këtë dua të tregoj sa e shenjtë ishte data e çlirimit për familjen Stafa, edhe pse xhaxhai ishte vrarë dhe nuk arriti ta festonte dot këtë datë“, tha ajo. Mbesa e Qemal Stafës shprehet se është rritur me figurën e një idealisti, me aftësi të mëdha intelektuale, por dhe me një botë të madhe artistike. “Ishte një revolucionar që e mori vdekjen si të vinte, nuk ndali së krijuari celula antifashiste nga veriu në jug, i takon merita e kësaj lufte, bashkë me të gjithë heronjtë e tjerë. Sepse pas Qemalit, u vranë edhe shokët e tij, Vojo Kushi, Vasil Shanto, Margarita Tutulani dhe sa e sa heronj të tjerë“, u shpreh ajo. Për Top Channel, Narcis Stafa kujton dëshmitë për vrasjen e Qemal Stafës në 5 maj 1942, kur në rrethana misterioze u zbulua baza ku qëndronte ilegalisht. “Mbaj mend nga im atë, nga shokët e xhaxhait dhe dëshmitarët okularë që të gjithë shokët që ishin në bazë shpëtuan. Një fshatar i asaj zone i kërkoi të ndërronin rrobat për të shpëtuar jetën, por ai nuk pranoi. Im atë nuk e hapi kurrë këtë temë që vëllai i tij ishte i vetmi që u vra, por me një brengë që shokët nuk duhet ta linin në baltë, por të luftonin krah tij. Ditën që u vra Qemali, një grup karabinierësh e ndalojnë dhe e çojnë në morgun e Tiranës. I thonë ky është vëllai juaj? Ai pa një trup të masakruar, të bërë shosh nga plumbat. Nga ajo situatë, fashizmi e internoi nga frika se do të bashkohej me shokët e Qemalit“, tregon ajo. Por, figura e Qemal Stafës është anatemuar vazhdimisht pas viteve ’90, madje jo pak herë është konsideruar fashist. Për zonjën Stafa, është tentuar të baltoset kontributi në një nga luftrat më të rëndësishme në historinë e vendit. “Ky është një paradoks për familjen tonë. Edhe student filloi të lidhej me grupet e studentëve antifashistë italianë dhe si mund të jetë ai bashkëpunëtor me fashizmin. Nuk ishte faji i rinisë shqiptare antifashiste që u vendos në anën e duhur të historisë. Xhaxhai im nuk ishte vetëm eksponent i rezistencës antifashiste, por ai donte dhe bashkimin e trojeve shqiptare, donte bashkimin e Shqipërisë me Kosovës. Me gjithë këto ide përparimtare, si mund t’i vesh këto epitete që për familjen tonë është e dhimbshme”, u shpreh ajo në një intervistë për gazetaren Sara Hila.

Festa e kulturës së Suedisë në zemër të Shqipërisë – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
04/07 20:30
Top Channel/ Mahnitëse në Kalanë e Gjirokastrës, zbulohet një kullë guri mijëra vjeçare
03/07 15:41
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51
Top Channel/ Të bësh art me drurin, mjeshtri i drugdhendjes: Interesimi për suvenire është rritur
29/06 12:44
Top Channel/ Punimet me grep në Korçë, ruhet tradita me teknikat e vjetra
29/06 12:44
Top Channel/ Gjirokastër, 85 mijë turistë në kala, gjatë verës shkojnë mbi 1 mijë në ditë
29/06 12:26
Top Channel/ Shuhet Mitropoliti i Gjirokastrës! Ndërroi jetë Imzot Dhimitri në moshën 84-vjeçare
29/06 12:23
Top Channel/ Fshati 8,500-vjeçar! Zbulimi i vendbanimit të Linit tregon rrugëtimin e njerëzimit
28/06 15:10
Top Channel/ “Turizëm përmes tingujve”! Orkestra Frymore e Ushtrisë sjell emocion në Gjirokastër
28/06 14:58
Ditët artistike të Javës Kulturore Izraelite – Javët Kulturore Ndërkombëtare | Top News
27/06 20:30
Top Channel/ “Ekrani i Artit” në Shkodër, edicioni i 8 ku u shfaqën 111 vepra artistike e ekspozita
25/06 09:28
Top Channel/ Festival teatri në Maliq e Pogradec, “Albamono” nis me shfaqjen e parë “Medea”
25/06 09:27
Top News – ‘Kandidati për kandidat’. Çejku, roman satirik për politikën dhe moralin
23/06 17:15
Top Channel/ Mjeshtri i thurjes në Korçë! Avni Kallo ka siguruar jetesën me këtë zanat
22/06 20:21
Top Channel/Në Shkodër të huajt “njihen” me diktaturën/ Turizmi në “Vendin e dëshmisë dhe Kujtesës”
22/06 15:14
Top Channel/ Dasma hasiane, veshjet popullore dhe muzika tradicionale u kthyen në spektakël
21/06 12:50
Top Channel/ “Kujtesa e mesdheut”! 700 vepra nga shekulli XIV-XIX në Bibliotekën Kombëtare
19/06 12:26
Top Channel/ “Çfarë pa shërbëtorja”! Komedia me regji të Kiço Londos në skenën e Teatrit Kombëtar
19/06 12:24
Top Channel/ Klasat e qëndisjes, artizanët në Gjirokastër promovojnë kulturën e traditën te turistët
18/06 12:37
Top News – Jenny e ‘Ace of Base’, koncert në Tiranë. Zëri ikonik pushton sheshin ‘Skënderbej’
16/06 21:18