“Do ta coj deri në fund mandatin tim, sepse unë nuk kam frikë”: me këtë deklaratë, kryeprokurori bullgar, Ivan Geshev, grisi letrën e tij të dorëheqjes ndërsa i quajti "plehra politike" rivalët e tij në parlament. Geshev u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqje, pasi kundërshtarët e tij e akuzuan atë për orkestrimin e një shpërthimi pranë makinës së tij në fillim të këtij muaji, i cili u përshkrua si një tentativë për vrasje.