“Groenlanda na duhet medoemos, është e rrethuar nga anije ruse e kineze”: Si të mos mjaftonte përgjegjësia e jashtëzakonshme që ka marrë përsipër me ndërhyrjen e shumëdiskutuar në Venezuelë, Donald rihapi sërish frontin e territorit të pasur poshtë akujve të tij, me minerale të rralla. Fakti që Groenlanda është pjesë e një vendit aleat të NATO-s, Danimarkës, nuk e pengoi kreun e Shtëpisë së Bardhë të pohonte në një intervistë për The Atlantic se ajo zonë “na nevojitet absolutisht për arsye mbrojtjeje”. Argumentet e Trumpit, në danimarkë nuk bindin aspak. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, reagoi e zemëruar.