Një shtetas është rrëmbyer dhe dhunuar gjatë orëve të parë të mëngjesit në Sarandë. Shtetasi me inicialet G.O. është mbajtur me forcë në automjet nga pesë persona që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë. Ai është gjetur nga policët në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O. dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.