Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez të Fierit, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve. Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.