Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë. I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.